Parlamenti Europian miraton lëvizjen pa viza për britanikët pas Brexit
Parlamenti Europian miratoi të enjten një ligj që u jep të drejtën britanikëve të udhëtojnë në Bashkimin Europian pa viza pas Brexit. Qytetarët britanikë do të jenë në gjendje të qëndrojnë pa viza në Bashkimin Europian deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.
Megjithatë, heqja e vizave pas Brexit do të jepet vetëm nëse Mbretëria e Bashkuar zbaton të njëjtën gjë për qytetarët e Bashkimit Europian.Vendimi u miratua me 502 vota pro , 81 kundër dhe 29 abstenime.
Pas kësaj pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe të bëhet publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së para 12 prillit në mënyrë që të jetë efektiv nëse Britania e Madhe do të largohet nga blloku pa një marrëveshje deri në atë datë.
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.