PE “heq vizat” për Kosovën
Me 30 vota pro dhe 10 kundër Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Europian ka votuar pozitivisht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
“Do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë kontribuuar, sepse e di që ka qenë rrugë e gjatë dhe është hap i rëndësishëm për Kosovën që ka qenë e izoluar për një kohë të gjatë”, deklaroi Tanja Fajon, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, para votimit.
Ky vendim i hapë rrugë fillimit të negociatave në mes të Parlamentit Europian dhe Këshillit, për të vazhduar më pas me procedurat tjera të vendimmarrjes.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.