Përdorim celulari e qarkullim në korsitë e mjeteve të shërbimit publik – Policia ndëshkon 262 drejtues mjetesh
262 drejtues mjetesh janë ndëshkuar gjatë aksionit të fundit të ushtruar në rrugët e kryeqytetit Policia Rrugore. Kjo e fundit organizoi disa pika kontrolli dhe monitorimi nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin e emergjencave 112.
Qarkullimi në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik, lëvizjen e mjeteve pavarësisht sinjalizimit të semaforit, mospozicionimi i mjetit në mënyrë e duhur në korsitë e lëvizjes si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ishin edhe disa nga shkeljet kryesore të evidentuara.
Sipas Policisë:
35 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”
21 drejtues mjetesh u konstatuan se vazhdojnë lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, në rrugën “Teodor Keko” dhe rrugë të tjera urbane kryesore ku rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është akoma më e lartë
52 drejtues mjetesh për mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit
67 drejtues mjetesh për përdorim celulari, gjatë drejtimit të mjetit
Po ashtu, janë ndëshkuar njëkohësisht edhe 87 mjete me masa administrative për parkime të gabuara kryesisht të trotuar, në vendkalimet e këmbësorëve dhe hyrje daljet e komplekseve të banimit
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.