Piktura e humbur prej 450 milion dollarë gjendet në jahtin luksoz të princit kurorë të Arabisë Saudite
“Salvator Mundi” piktura e punuar nga Leonardo da Vinci thuhet se në të vërtetë qëndron në jahtin luksoz prej 565 milionë dollarësh të princit të kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ku do të mbetet për një periudhë të pacaktuar .
Luvri Abu Dhabi kishte planifikuar të shfaqte pikturën në shtator 2018, por ekspozita u shty në mënyrë të pashpjegueshme dhe piktura u zbeh në harresë.
“Salvator Mundi” ka qenë në qendër të polemikave për vite me radhë, pasi ekspertët e kundërshtojnë origjinalitetin e saj.
Një aplikacion që gjurmon anijet duke përfshirë edhe jahtet, ishte në gjendje për të gjetur vendndodhjen aktuale të jahtit “Serene” në Port Said, një qytet egjiptian në fundin verior të Kanalit të Suezit.
Ruajtja e artit në bord është një trend në rritje në botën e të pasurve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.