Plani i energjisë në Arabinë Saudite – Pritet të kursejë 200 miliardë USD nga reformat në vitet e ardhshme
Arabia Saudite mund të kursejë rreth 200 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme. Nëse zëvendëson karburantin e përdorur për konsum të brendshëm me gaz dhe burime të energjisë së rinovueshme, sipas ministrisë së financave, ndërkohë që mbretëria po përpiqet të shkurtojë kostot për të financuar investime. Eksportuesi më i madh në botë i naftës ka ndërmarrë një program të reformave ambicioze në vitet e fundit, për të modernizuar ekonominë, krijuar vende të punës dhe reduktuar varësinë nga nafta. “Një iniciativë që po përfundojmë është zëvendësimi i karburanteve, çka do të sjellë kursime në 213 miliardë dollarë për qeverinë në 10 vite”- tha ministri i financave, Mohammed al-Jadaan.
Arabia Saudite nënshkroi një marrëveshje të blerjes së energjisë me 7 projekte të reja të energjisë diellore. Mbretëria, e goditur rëndë nga rënia e çmimeve të naftës nga pandemia në vitin e kaluar, ka lajmëruar plane për të përshpejtuar investimet e brendshme, nëpërmjet gjigantit shtetëror të naftës Saudi Aramco dhe një fondi të fuqishëm sovran prej 400 miliardë dollarë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.