PPP-të e shkollave në Tiranë- Shahini jep informacion për kontratat: ”Mësim me 1 turn pas 3-4 vitesh”
Problemi i mësimit me 2 turne në Tiranë pritet të zgjidhet brenda 3-4 viteve të ardhshëm”. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2020 në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dha informacion në lidhje me ecurinë e projektit të Bashkisë Tiranë për ndërtimin e 17 shkollave përmes partneritetit publik-privat.
Ndërkaq, në lidhje me qytetet e tjerë, Shahini tha se shkollat janë përgjegjësi e bashkive dhe mbështetja buxhetore bëhet sipas numrit të popullsisë apo amortizimit.
Projektbuxheti i arsimit për vitin 2020 ka pësuar një rritje me 8.7% në raport me këtë vit, por nëse e krahasojmë me buxhetin pas aktit normativ të miratuar pas protestave të studentëve, rritja përllogaritet në masën 3%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.