Presidenti i rrëzuar i Egjiptit, Mohammed Morsi, vdes gjatë gjykimit
Një grup i të drejtave të njeriut ka bërë thirrje për një hetim pasi presidenti i parë demokratik i Egjiptit, Mohamed Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria në vitin 2013, vdiq në gjykatë gjatë gjykimit. Islamisti 67-vjeçar sapo i ishte drejtuar gjykatës të hënën, duke paralajmëruar se kishte “shumë sekrete” që mund të zbulonte, tha një zyrtar gjyqësor për Associated Press.
Pak minuta më vonë, ai u rrëzua dhe vdiq në një kafaz xhami për të akuzuarit. Ishte e ditur që ai vuante nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Vdekja e tij ka gjasa të rrisë presionin mbi qeverinë egjiptiane mbi të dhënat e saj për të drejtat e njeriut, veçanërisht për kushtet në burgjet ku mbahen mijëra islamistë dhe aktivistë laikë.
Morsi u varros në Kajro në prani të disa anëtarëve të familjes, bëri me dije njëri prej avokatëve të tij të martën në mëngjes. Në komentet e tij të fundit, ai vazhdonte të këmbëngulte se ishte presidenti legjitim i Egjiptit.
Burimi: AP
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.