Pritet ngadalësim i vaksinimit në Britani / Megjithatë brenda pak ditësh do jenë vaksinuar 50% e të rriturve
Britania deklaroi se shpërndarja e vaksinës mund të jetë më e ngadaltë se ç’pritej në javët e ardhshme, për shkak të problemeve botërore me furnizimin, por do të rriten përsëri në Maj dhe Qershor. Zyrtarët britanikë paralajmëruan se do të rënie të mëdha të dërgesave nga data 29 Mars, në një nga vendet që ka regjistruar vaksinimin më të shpejtë, ndër ekonomitë e mëdha.
Pfizer dhe AstraZeneca kanë thënë se afatet e dërgesave të tyre nuk janë ndikuar dhe Sekretari i Strehimit, Robert Jenrick, refuzoi të komentonte nëse problemi lidhet me ofertën nga India. “Shpërndarja e vaksinës do jetë më e ngadaltë se ç’prisnim, por gjithsesi do të jetë brenda objektivit. Kemi arsye për të menduar se oferta do rritet përsëri në Maj, Qershor dhe Korrik”- tha ai. Britania pritet të arrijë vaksinimin me 1 dozë të 50% të të rriturve në ditët e ardhshme, duke u bërë një nga vendet më të shpejta në botë për imunizimin. Deri më tani, 25.27 milionë njerëz kanë marrë një vaksinë, apo 48% e të rriturve. “E kemi thënë që në fillim që procesi i manifakturës do ketë sfidat e vet, pasi ne po marrim vaksina nga e gjithë bota”- tha Jenrick. Ndërsa pyetej nëse çështja lidhet me ofertën nga India, ai refuzoi të përmend kontrata specifike. Ai tha se Britania është drejt objektivit për të vaksinuar grupet me prioritet deri më 15 Prill dhe të gjithë të rriturit deri në fund të Korrikut.
Bashkimi Evropian kërcënoi këtë javë të ndalojë eksportet e vaksinave drejt Britanisë, për të ruajtur dozat e pakta për popullsinë e vetë, që po përballet me një valë të tretë të pandemisë. Jenrick tha se kërcënimi nga presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, ishte zhgënjyes.
Klevis Llaha – SCANjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.