Pritet ulja e inflacionit në Turqi – Erdogan e parashikon 6-7%, por nuk sqaron si do t’ia arrijë qëllimit
Norma e inflacionit në Turqi do të zbresë përsëri në 6 deri në 7 për qind. Deklarata ka ardhur nga presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ditën e shtunë, ndërsa nuk ka dhënë asnjë sqarim të mëtejshëm se si pritet ta realizojë këtë plan.
Këtë e bëri të ditur gjatë një fjalimi të fushatës zgjedhore në qytetin verilindor të Rize, ku nuk përcaktoi një afat kohor mbi planin e tij anti-inflacion.
“Rezerva valutore e bankës qendrore turke ishte 100 miliardë dollarë. Ne do të shkojmë më tej, pasi banka qendrore jonë po forcohet përsëri. Norma e inflacionit do të bjerë përsëri në 6 deri në 7 për qind. Norma e inflacionit prej 19 deri 20 për qind nuk na përshtatet”, deklaroi Erdogan.
Inflacioni vjetor qëndroi në mbi 20 për qind gjatë muajit janar, ndërsa të hënën [pritet që të dhënat të tregojnë një rënie të lehtë në 19.9% për muajin shkurt sipas një sondazhi të Reuters.
Pasiguria politike dhe shqetësimi i investitorëve lidhur me politikën monetare të Erdoganit ndikuan mjaft negativisht te lira turke. Kështu, kjo bëri që monedha të binte rreth 30 për qind kundrejt dollari amerikan, duke çuar kështu inflacionin në më shumë se 25 për qind gjatë muajit tetor, i cili ka vijuar të mbetet i lartë që prej asaj kohe.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.