Prodhohet në masë një vaksinë anti-Covid / Nuk ka prova që është funksionale
Prodhuesi më i madh i vaksinave në botë është duke prodhuar në masë një vaksinë koronavirus të zhvilluar nga Universiteti Oxford pa e ditur nëse vaksina është funksionale.
Instituti Serum i Indisë – i cili prodhon 1.5 miliardë doza vaksinash çdo vit për një seri sëmundjesh – tha që do të fillojë prodhimin përpara datës së provës së në Oksford.
Grupi i Vaksinave në Oxford thotë se shpreson të përfundojë vlerësimin e vaksinës në njerëz në shtator.
Të enjten, dy njerëzit e parë u injektuan me vaksinën në Oksford. Rreth 1,100 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar do të injektohen si pjesë e provës, e cila financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
“Ne mund të marrim të dhëna të mjaftueshme brenda disa muajsh për të parë nëse vaksina funksionon, por nëse niveli i transmetimit bie, kjo mund të zgjasë deri në gjashtë muaj,” tha grupi të enjten.
Grupi shpreson të prodhojë një milion doza të vaksinës deri në shtator.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.