Promovimi i produkteve lokale – Klosi në Gjirokastër, apel zejtarëve për t’i kthyer në biznes dhe ekonomi
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilloi vizitë në biznese të ndryshme në qarkun e Gjirokastrës që prodhojnë produkte tipike të zonës. Klosi u ndal në një fabrikë prodhimi glikoje dhe reçeli ku kërkoi shoqatës së zejtarëve të promovojnë sa më shumë produktet e zonës si markë tanimë edhe turistike për të bërë të mundur shndërrimin e tyre në ekonomi
“Sivjet kemi organizuar 200 festa, të cilat nuk shtrihen vetëm në sezonin turistik dhe këtu kemi përsëri nevojë për kontributin tuaj, që të kemi së bashku me shoqatën tuaj një ditë të caktuar ose dy, ose tre ditë, në periudha të ndryshme në qytetin e Përmetit një panair të reçelit ose të produkteve bio të kësaj zone që të vijnë turistët. Në qoftë se këto festa i kthejmë në traditë dhe pastaj në festivale tradicionale ballkanike, ato do të kthehen në biznes që ju të keni më shumë ekonomi për veten për familjen tuaj, të shisni më shumë produkt.”
Klosi u ndal edhe tek rëndësia e kultivimit të sa më shumë bimëve medicinal për zhvillimin e biznesit në zona të ndryshme duke shfrytëzuar gjithashtu bimët e rralla.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.