Qytetet më të shtrenjta në botë – Parisi dhe Hong Kongu ndajnë vendin e parë me Singaporin
Te lista e qyteteve më të shtrenjta në botë, janë shtuar 2 rivalë për Singaporin, që ka qëndruar i vetëm në vendin kryesor për 5 vite. Sipas Sondazhit të Kostos së Jetesës në të gjithë botën të Economist, Parisi dhe Hong Kongu kanë ndarë vendin e parë me Singaporin, duke rezultuar në barazim. Zyrihu dhe Gjeneva plotësuan pesëshen e parë, ndërsa New York dhe Los Angeles u rikthyen në dhjetëshen kryesore, në vend të 7 dhe të 10 në mënyrë respektive.
Sondazhi i “Economist Intelligence Unit” synon të ndihmojë kompanitë që të llogarisin kostot e jetesës për punonjësit dhe paketat e kompensimit për të riatdhesuarit dhe udhëtarët e bizneseve. Sipas sondazhit, që merr në studim 160 produkte dhe shërbime në 93 vende, tre qytetet që ndajnë vendin kryesor janë 7% më të shtrenjtë se New York. Osaka pati gjithashtu rritje në renditje, duke zënë vendin e 5, ndërsa Seuli dhe Kopenhageni u pozicionin në të 7-in.
“Zhvlerësimi i valutës ka zbritur pozicionet e 5 qyteteve australian përfshirë Sidnej dhe 2 qytete në Zelandën e Re”, theksoi raporti. Jashtë dhjetëshes kryesore, kosto e jetesës në qytetet kinezë ka qëndruar stabël, ndërsa destinacionet në Azinë JugLindore janë rritur. Një nga faktorët kryesor për Azinë është se këto qytete janë destinacioni më i shtrenjtë në botë për ushqimet.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.