Rama: Bëjmë realitet linjën ajrore shqiptare. Brenda këtij viti nisim fluturimet
Kryeministri Rama në një takim me drejtorin ekzekutiv të Turkish Airlines deklaroi se tashmë bëhet realitet një linjë ajrore shqiptare, me flamurin tonë dhe me të njëjtin shërbim si Turkish Airlines.
“Një linje e re ajrore ka nisur falë mbështetjes së Presidentit turk Erdogan dhe me asistencën teknike të Turkish Arirlines. Jemi të vetëdijshëm se cilësia e shërbimit të transportit ajror të shqiptareve që lëvizin jashtë atdheut edhe kur kthehen në atdhe lë për të dëshiruar.
Nuk flas për kompanitë e mëdha që operojnë në Shqipëri, por për shërbimin që iu jepet njerëzve në shume drejtime, me një cilësi dhe kosto bilete që lë për të dëshiruar. Ka qenë objektivi ynë për ngritjen e një linje ajrore shqiptare. I jam mirënjohës Presidentit të Turqisë por edhe drejtuesit ekzekutiv të Turkish Airlines që po na japin një ndihmë të vyer, jemi afër finalizimit te projektit.
Jemi shpresëplotë që në harkun kohor të këtij viti do të nisin fluturimet e para. Nuk dua të flas për datat dhe afate, por me asistencë do të shtrijmë të gjithë spektrin e shërbimit për kompaninë e re shqiptare. Ne do të bëjmë realitet një linje ajrore shqiptare me flamurin tonë, ku do të shëbehet me të njëjtën cilësi siç shërbehet te Turkish Airlines” tha Rama.
Nga ana e tij drejtori i “Turkish Airlines”, Ilker Ayci deklaroi se “Presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama kanë diskutuar për bashkëpunim në sektorin e aviacionit civil. Siç tha edhe kreu i qeverisë shqiptare jemi duke përgatitur fizibilitetin e projektit. Do të rrisim cilësinë e shërbimit, si në aeroporte edhe në avionë. Do të mbështesim udhëtarët në destinacionet ku do shkojnë. Jemi gati të japim mbështetjen maksimale për popullin shqiptar”.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.