Rifillon zyrtarisht futbolli europian – Bundesliga gjermane nis sot sezonin e ri, ja kalendari i ndeshjeve
Dashamirësit europian të futbollit do të munden më në fund të merren me aksionin e nivelit të lartë për herë të parë me kthimin e Bundesligës së Gjermanisë, të Shtunën 16 maj. Ndërsa tifozët më fanatikë mundën të shihnin futbollin bjellorus gjatë bllokimeve të COVID-19 – me rezultate të përziera – rifillimi i një prej ligave më prestigjioze të Europës do të ngjallë interesat e shumë mbështetësve.
Bundesliga ka kërkuar haptas mbështetje në të gjithë Francën, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar për t’u ‘bashkuar’ këtë fundjavë, madje duke krijuar një test të personalitetit që lejon tifozët të zgjedhin ekipin më të përshtatshëm për ta, në varësi të faktit nëse u pëlqen lavdia e lehtë (Bayern Munich) apo lulëzimi i një outsider-i (Schalke).
Por me të gjitha 18 klubet e Bundesligës që luajnë mbrëmjen e së shtunës, së dielës dhe të hënës në – të gjitha të transmetuara në televizion – zgjedhja e kujt dhe kur të shohim, për ata që nuk janë të azhurnuar me futbollin gjerman mund të jetë një sfidë, por për fat të mirë, Euronews ka zbardhur kalendarin zyrtar të ndeshjeve:
Në orën 2.30 të së shtunës, Borussia Dortmund – aktualisht e 2-të në ligë – merr përsipër Schalke, në vendin e gjashtë. Një fitore për Dortmundin, i cili po luan në shtëpi kundër rivalëve të tyre të vendosur në vendin e gjashtë, do të mbyllte hendekun me drejtuesit aktual të Bundesligës, Bayern Munich, në vetëm një pikë.
Schalke humbi pesë ndeshjet e saj të fundit para se Liga të pezullohej në mars, duke përfshirë edhe një goditje 5-0 në shtëpi nga RB Leipzig, ndërsa Dortmund janë në gjendje të mirë në Bundesliga (pavarësisht se u hodhën jashtë Ligës së Kampionëve nga Paris St Germain në Mars).
Ndërkaq, Dortmund dhe Schalke, të dy me origjinë nga rajoni Ruhr, janë rivalë rajonalë që prej vitit 1925. (Euronews)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.