Rikthehet debati mbi Remdesivir, Studimi: “Rezulton tejet efektiv te një pacient me Covid-19 në Britani”
Një studim i zhvilluar tek një pacient i vetën nga shkencëtarët britanikë, ka zbuluar se antivirali remdesivir mund të jetë tejet efektiv kundër Covid-19, duke ngritur pikëpyetje mbi studimet e mëparshme që nuk kanë treguar ndonjë ndikim tek vdekshmëria. Studimi, i publikuar tek revista “Nature Kommunications”, përshkruan se si doktorrët që i dhanë ilaçin pacinetit me Covid-19 dhe një sëmundje të rrallë të imunitetit, panë një përmiësim të simptomave dhe zhdukjen e virusin. “gjendja e pazakontë e pacientit tonë na dha një njohuri mbi efektshmërinë e remdesivir si trajtim për infeksionin e koronavirusit”- tha Nicholas Matheson, autor i studimit në Universitetin e Cambridge. Ai shton se kundërpërgjigja e fortë ndaj ilaçit, sugjeron se mund të jetë trajtim tejet efektiv, të paktën për disa pacientë.
Që prej nisjes së pandemisë, shkencëtarët kishin shpresuar që remdesivir, që është zhvilluar fillimisht për të trajtuar hepatitin C dhe është testuar kudnër Ebolas, mund të jetë efektiv kundër Covid-19. Por efektshmëria e ilaçit është vënë nën dyshim që kur një provë gjigante e drejtuar nga OBSH, zbuloi në Tetor se ka dështuar të përmirësojë normat e mbijetesës. Ekipi u përqëndrua tek rasti i një 31 vjeçari i cili u sëmur rëndë me Covid-19 dhe që kishte një gjëndje të rallë genetile të quajtur XLA, që ndikon aftësinë e trupit për të prodhuar antitrupa.
Gjatë një periudhë 2 mujore, personi u trajtua me hidroksiklorokin dhe azitromicinë, që pati efekt të vogël dhe më pas i;u dhanë 2 kurse të ndryshme të trajtimit me Remdesivir, sipas doktorëve. Niveli i virusit ra dhe simptomat u përmirësuan gjatë kursit të parë të Remdesivirit. Më pas, kur nivelet e virusit u rritën përsëri dhe simptomat u rishfaqën, kursi i dytë i trajtimit ishte akoma më efektiv, deri sa virusi tek organizmi i tij u zhduk. Ekspertët thonë se kjo sugjeron se trajtimet duhet të jenë të posaçme për pacientë individualë, në varësi të gjendjeve që kanë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.