Riorganizimi i Deutsche Bank -Shkurton 7.000 vende pune në pozicionin e tregtimit
Deutsche Bank po shkurton më shumë se 7,000 vende pune për të reduktuar kostot dhe rikthyer përfitueshmërinë por duke ruajtur zgjerimin ndërkombëtar, ndërkohë që kreu i ri ekzekutiv përpiqet të japë siguri te investitorët dhe klientët.
Banka më e madhe në Gjermani deklaroi se stafi do të bie poshtë 90,000 nga 97,000 persona, me një shkurtim prej 25% në vendet e punës së tregtimit të titujve të kapitalit, që janë të pozicionuara kryesisht në New York dhe Londër.
Christian Sewing, që u bë kreu ekzekutiv gjatë një riorganizimi të menjëhershëm të manaxhimit muajin e kaluar, tha se banka është angazhuar në ruajtjen e prezencës ndërkombëtare.
Muajin e kaluar, banka lajmëroi reduktime në bizneset në SHBA, përfshirë tregtimin e obligacioneve, titujve të kapitalit dhe shërbimin drejt fondeve mbrojtëse.
Deutsche Bank ka shkarkuar 600 bankierë të investimeve gjatë javëve të fundit dhe do të ulë shpenzimet me 1 miliardë euro deri në fund të 2019-ës në njësinë e bankingut të investimeve.
Kreu i bankës dhe se pozicioni i Deutsche Bank si një konkurrent ndaj peshave të rënda të Wall Street si Goldman Sachs, JPMorgan, Morgan Stanley dhe Bank of America, qëndron prioritet.
“Ne jemi alternativa Europiane në biznesin e financimit ndërkombëtar dhe tregjeve të kapitalit. Megjithatë, ne duhet të përqendrohemi në atë që bëjmë më mirë”, tha ai.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.