Rreziku i Brexit pa marrëveshje – Carney: Është tejet i lartë, duhet të shmanget me çdo kusht
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, tha se rreziku që Britania të dalë pa një marrëveshje me Bashkimin Europian është i lartë, duke sjellë rënien e shpejtë të paundit kundër dollarit amerikan. Ndërkohë që vetëm 8 muaj kanë mbetur përpara se Britania të dalë nga Europë, Qeveria nuk ka arritur ende në një dakordësi për divorcin dhe ka përshpejtuar planet për mundësinë e daljes pa marrëveshje.
“Mundësia e një Brexit pa marrëveshje është e lartë. Njerëzit duhet të shqetësohen për këtë skenar”, tha Carney.
Paundi ra poshtë 1.30 kundër dollarit, ndërsa çmimet e titujve të borxhit u rritën. Nëse Britania dështon të bie dakord me kushtet e divorcit dhe del pa një marrëveshje të tranzicionit, tregtia mes vendeve do të ndërmerret sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë në Mars 2019.
Ekonomistët argumentojnë se ky skenar do të godasë rëndë ekonominë e 5-të më të madhe në botë, ndërkohë që tregtia me BE, partnerin më të madh të Britanisë, do të bëhej subjekt i tarifave. “Politikanët duhet të shmangin Brexit pa marrëveshje me çdo gjë të jetë e mundur”, tha Carney.
Kryeministrja Theresa May duhet të gjejë një mënyrë për të arritur në dakordësi me Brukselin, që e ka refuzuar planin e saj të preferuar për tregtinë, e më pas ta shesë këtë marrëveshje te partia e saj Konservatore, përpara se të votohet në parlament. Dështimi në një nga këto 3 barriera, do t’i kushtonte kryeministres vendin e saj të punës.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.