Rriten tensionet mes SHBA dhe Iranit – Trump shton sanksione të reja
Irani njofton një hap prapa nga marrëveshja bërthamore dhe 24 orë pas shpalljes së sanksioneve të reja të SHBA, kësaj radhe lidhur me eksportin e një sërë produktesh industriale, duke filluar nga çeliku.
Të martën, Teherani njoftoi me një letër se mund të tërhiqet nga disa nga angazhimet e parashikuara nga marrëveshja për energjinë bërthamore në vitin 2015, nëse vendet nënshkruese të paktit (Britania e Madhe, Kina, BE, Franca dhe Gjermania) nuk do ta mbrojnë Teheranin nga sanksionet e vendosura nga SHBA-ja e Donald Trump. Një letër tjetër u dërgua në Rusi. Sipas kushteve të marrëveshjes, Irani merr përsipër të mos e tejkalojë një furnizim të caktuar të uraniumit të varfëruar dhe ujit të rëndë duke shitur materialin e tepërt jashtë vendit.
Sanksionet e reja amerikane prekin një sektor strategjik për Iranin
Tani përgjigja e administratës Trump që imponon sanksione, me një urdhër ekzekutiv, godet të ardhurat e Republikës islame në eksportin e hekurit, çelikut, aluminit dhe bakrit. Në përgjithësi, sektori metalik është më i rëndësishmi në vend pas sektorit të naftës dhe përfaqëson 10% të eksporteve të Iranit. Kjo mund të mos jetë masa e fundit e presionit nga Shtëpia e Bardhë, “vetëm nëse Teherani ndryshon me vendosmëri linjën e saj” është mesazhi i presidentit amerikan.
Masa e SHBA po godet një sektor shumë të rëndësishëm për ekonominë iraniane që tashmë po përjeton vështirësi serioze për ndalimin e blerjeve të naftës nga partnerët perëndimorë. Sipas Andrew Cosgrove, nga Bloomberg, Irani eksportoi 138,000 ton bakri në vitin 2018 dhe vendi është eksportuesi botëror i 18-të i çelikut me 9.24 milion ton në vitin 2018, viti në të cilin edhe Teherani eksportoi 200,000 ton alumin.
Të mërkurën, për më tepër, disa analistë të Lindjes së Mesme nuk përjashtojnë që kjo ringjallje e tensioneve mes Iranit dhe Perëndimit mund të fillojë me një përshkallëzim të vërtetë të armatosur.
Burimi: Ilsole24ore
Përshtati: Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.