Rritet ekonomia e Emirateve të Bashkuara Arabe – Deri në 2019 do tejkalojë 3%
Ekonomia e Emirateve të Bashkuara Arabe do të rritet mes 2.5 dhe 3 për qind në 2018, përpara se të rritet në më shumë se 3 për qind në 2019, tha ministri i ekonomisë, Sulltan bin Saeed al-Mansouri.
Sipas Reuters, parashikimet e fundit janë në përputhje me parashikimet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili tha në tetor se pret që ekonomia e dytë më e madhe e botës arabe ka gjasa të zgjerohet 2.9 për qind këtë vit dhe 3.7 për qind vitin e ardhshëm.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.