Ryshfet për Brexit? – Theresa May jep fond prej $2.1 mld për zonat pro-Brexit
Kryeministrja e Britanisë,Theresa May,ka lajmëruar se do të caktojë një fond prej 2.11 miliardë dollarë, për të nxitur rritjen ekonomike në komunitetet që mbështesin Brexit dhe ministrat kanë mohuar akuzat se kjo përbën një ryshfet për të fituar mbështetje për daljen nga BE.
Ky fond, që u publikua me detaje një muaj më parë, shihet si një përpjekje e Theresa May për të fituar mbështetje për planin e saj të Brexit nga politikanët e opozitës që përfaqësojnë këto zona, kryesisht në Anglinë e Veriut, që votuan në favor të daljes nga Bashkimi Europian. Britania pritet të dalë nga Europa në fund të muajit Mars dhe Theresa May ka premtuar se parlamenti do të votojë përsëri për paketën e rishikuar të Brexit me 12 Mars.
Qeveria ka bërë të ditur se fondi do të shkojë për zonat që nuk kanë performuar mirë dhe do të krijojë vende pune, duke nxitur aktivitetin ekonomik. “Komunitetet në të gjithë vendin votuan për Brexit, duke shprehur dëshirën e tyre për të parë ndryshim. Këto vende kanë shumë potencial dhe nëpërmjet një ndihme, mund të kenë një të ardhme më të mirë”, tha Theresa May.
Sipas John, McDonnell, zëdhënësit të Financave të partisë së opozitës, fondi përbën një ryshfet për Brexit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.