Sa orë duhet të punoni çdo ditë?
Dita tetë orarëshe e punës është një qasje e vjetëruar dhe jo efektive për të punuar. Nëse dëshironi të jeni sa më shumë produktiv dhe efektiv në punë ju duhet të hiqni dorë nga kjo relike dhe të gjeni një qasje të re.
Këto orë pune u krijuan gjatë revolucionit industrial si një përpjekje për të ulur numrin e orëve të punës që punëtorët ishin të detyruar të punonin në fabrika.
Ky zbulim ishte një qasje humane për të punuar 200 vjet më parë. Megjithatë në ditët e sotme ka pak rëndësi për ne.
Ashtu si paraardhësit tanë ne duhet të punojmë tetë orë në ditë me pak ose aspak pushim e madje ndoshta do na duhet të punojmë dhe në kohën tonë të lirë.
Kjo qasje e vjetëruar për të punuar nuk ndihmon po thjesht i lë njerëzit mbrapa.
Një studim I kryer së fundmi nga grupi Draugiem përdor një aplikacion kompjuterik për të matur se sa orë kalojnë njerëzit në detyra të ndryshme dhe gjithashtu krahasuan nivelet e tyre të produktivitetit.
Por në këtë proces u zbulua diçka mjaft interesante ku rezultoi se kohëzgjatja e punës nuk kishte shumë rëndësi.
Ajo çka kishte rëndësi ishte mënyra se si njerëzit i ndërtojnë ditët e tyre. Në veçanti njerëzit që ishin korrekt rreth marrjes së pushimeve të shkurtra ishin shumë më produktiv se ata që punonin me orë të zgjatura.
Raporti ideal i punës për pushimin ishte 52 minuta punë pasuar nga 17 minuta pushim. Njerëzit që mbajnë këtë orar kanë një nivel të veçantë të përqendrimit në punën e tyre, përafërsisht një orë ata ishin të përqendruar maksimalisht në punën e tyre duke mos e kontrolluar Facebook dhe duke mos u hutuar me e-maile.
Ndërkohë njerëzit që punojnë më orar të zgjatur e humbasin përqendrim më shpejt dhe nuk janë aq produktiv.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.