Sezoni turistik 2019 – Klosi: Inspektime online, zero tolerancë për ata që nuk bëjnë detyrën
Zero tolerancë për inspektorët të cilët nuk zbatojnë detyrën për mbarëvajtjen e sezonit turistik të këtij viti.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një analize vjetore të inspektoratit Mjedisor për vitin 2018 i bëri thirrje inspektorëve nga inspektorate të ndryshme të kryejnë kontrolle të strukturuara on line dhe të ndjekin çdo problematikë që nxjerrin qytetarët, në të kundërt, ministri paralajmëroi largimin e tyre nga trupa inspektuese.
Klosi iu drejtua me një thirrje edhe operatorëve turistik për ruajtjen e raportit plazh publik dhe privat si edhe për vendosjen e tabelave sinjalizuese në zonën bregdetare të cilën kanë nën menaxhim.
Në këtë analizë vjetore ishte i pranishëm edhe kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari i cili nënvizoi rëndësinë e inspektimeve të strukturuara kryesisht në pyje, lumenj dhe gurore.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.