SHBA, rekorde famëkeqe me pandeminë. Kalon 28.8 mln raste dhe 520 mijë vdekje. Fauci paralajmëron për masat
Numri total i rasteve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara tejkaloi 28.8 milionë dhe vdekjet u ngjitën sipër 520,000, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. Rastet e reja në vend u rritën me 65,909, dhe vdekjet me 2,469 ditën e Enjte, sipas numërimit të Universitetit. Hera e fundit që SHBA pati raste ditore më pak se 10,000 ishte thuajse 1 vit më parë, në 22 Mars. Numri nuk ka rënë poshtë 50,000 në ditë që prej mesit të Tetorit dhe mesatarja 7-ditore deri të Mërkurën ishte mbi 64,000.
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të lehtësojnë masat e karantinës, përpara se numri të bjerë poshtë 10,000 në ditë. Komentet e tij erdhën ndërkohë që disa shtete si Teksas dhe Mississippi nisën të tërheqin disa masa, përfshirë detyrimin e maskave, hapjen e bizneseve dhe rritje e njerëzve në mesha. Fauci paralajmëroi se shtetet duhet të ndjekin masat e shëndetit publik, deri sa kurba e infeksionit të tërhiqet. Disa ekspertë të tjerë i kanë bërë thirrje shteteve që të presin, të paktën deri sa më shumë vaksina të ulin nivelet e infeksionit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.