Shmanget hapësira ajrore e Iranit – Linjat ajrore botërore ndryshojnë fluturimet
Disa prej linjave ajrore botërore po ndryshojnë fluturimet për të shmangur hapësirën ajrore të Iranit mbi Gjirin e Omanit dhe ngushticën e Hormuzit, duke përmendur shqetësime të sigurisë dhe përballjes ushtarake në Lindjen e Mesme. British Airways, Qantas, Lufthansa, Singapore Airlines dhe Air-France, lajmëruan se do të shmangin pjesë të hapësirës ajrore të Iranit.
Kjo vjen pas rritjes së tensioneve mes SHBA dhe Iranit. Presidenti Donald Trump raportohet se ka miratuar sulm ushtarak kundër Republikës Islamike të Enjten në mbrëmje, përpara se të anulonte vendimin pas bisedimeve me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Javën e kaluar, Irani qëlloi një dron amerikan të mbikëqyrjes mbi ngushticën e Hormuzit, që është linja tranzit më e madhe në botë për dërgesat e naftës. Rritja e tensioneve gjeopolitike bëri që Administrata Federale e Aviacionit të lëshonte një urdhër emergjencë për linjat ajrore. Administrata deklaroi se operatorët amerikan janë të ndaluar që të fluturojnë në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Irani.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.