Shpallet tenderi/ “Ngjyra” dhe “drita” për Lezhën – Fondi dhe detajet
Bashkia e Lezhës ka shpallur tenderin për ndriçimin e qytetit. Njoftimi është bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe ka një fond limit 4.5 milionë lekë.Ky fond do të vihet në dispozicion të blerjes së kabullit elektrik të rikualifikimit të ndriçimit rrugor të qytetit të Lezhës.
Tenderi mbyllet në 27 nëntor dhe ka një afat kohor 5 ditor për ekzekutim. Lezha së fundmi është bërë pjesë e disa investimeve dhe granteve, veçanërisht për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
SCAN
Lexo edhe:
“Ngjyroset” fasada përgjatë lumit Drin në Lezhë! Hapet tenderi 224 milionë lekë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.