The Lancet: ‘CoronaVac’ kineze është e sigurt! Por faza e tretë e testimeve po zhvillohet në Brazil
‘CoronaVac’, vaksina eksperimentale kundër Covid e prodhuar nga kompania kineze Sinovac është e sigurt.
The Lancet ka publikuar fazat 1 dhe 2 të testimeve për këtë vaksinë ku evidentohet se testimet klinike të kryera në Kinë në muajt prill e maj të këtij viti në 774 vullnetarë të shëndetshëm mes 18 e 59 vjeç kanë rezultuar të sukseshme.
Faza 3 e testimeve të ‘CoronaVac’ po bëhet në Brazil në bashkëpunim me institutin ‘Butantan’.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.