Shqiptarët do paguajnë me lekë, Kryeministri: 5 Euro për përdoruesit nga Kosova
Banorët e Shqipërisë që do të kalojnë në “Rrugën e Kombit” do të paguajnë me lekë. Gjatë konferencës me gazetarët Rama sqaroi se tarifa 5 Euro është për qytetarët e Kosovës, pasi ata janë përdoruesit më të shpeshtë të kësaj rruge.
“5 euro është vendosur bashkë në tarifën në lek për faktin se një numër i madh përdoruesish janë qytetarë të Kosovës. Për ta lehtësuar është vendosur 5 euroshi si referencë. Sigurisht qytetarët e Shqipërisë do të paguajnë me lekë. Ashtu sikundër ka 120 mijë euro që kompania i vë në dispozicion Bashkisë për njerëzit në nevojë. Ata që kanë nevojë për dializë dhe do ta bëjnë rrugën tre herë në javë, do të ketë kompensim për pagesë direkte nga ky buxhet”.
Rama theksoi edhe në herë se brenda dy muajsh do vendosen pikat mbi “i”. Dhe më pas pas vendosjes së sistemit, brenda gjashtë muaj do të identifikohen përdoruesit e shpeshtë që do përfitojnë abone.
“Nuk ka asnjë shans që kjo rrugë të mirëmbahet pa pagesë dhe nga ana tjetër do të bëhet një sistem i posaçëm për të gjithë përdoruesit e shpeshtë të rrugës, që do të jetë pagesë e drejtpërdrejt për një muaj ose 6 muaj”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.