Shtyhet nisja e fiskalizimit? Denaj: ”Ngrini shqetësimet, mund të negociojmë!”
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga biznesi, se 1 Janari 2020 është një afat shumë i afërt për hyrjen në fuqi të sistemit të ri të fiskalizimi dhe se subjektet janë të papërgatitura. Gjatë drejtimit të mbledhjes së Këshillit të Investimeve, Ministrja Anila Denaj, theksoi se nëse ka argumenta bindës, ky afat mund të negociohet.
Projektligji i fiskalizimit, synon të luftojë informalitetin dhe që deri në vitin 2022 të gjitha faturat të jenë elektronike. Për bizneset e vogla me xhiro deri në 2 milionë lekë, është parashikuar që kostot të mbulohen nga buxheti i shtetit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.