Si mund ta verifikoni policën tuaj kufitare që prej këtij muaji? AMF: Rubrika e re për qytetarët, hapat për të shmangur abuzimet
Që prej datës 1 Nëntor, raportimi dhe identifikimi i policës kufitare të shitur nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve në sigurimin e detyrueshëm motorik.
Lajmi është dhënë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet e mundshme.
“Me këtë rast, AMF i bën edhe njëherë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të verifikojnë policën e tyre kufitare. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të AMF, www.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355 69 40 60 671. Për çdo problem që mund t’ju lindë në lidhje me policën, lutemi të kontaktoni në adresën [email protected]”, thuhet në njoftimin e AMF-së.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.