Siguria ushqimore në kohë pandemie- AKU asgjëson mbi 43 ton produkte dhe vendos rreth 20 masa administratave në të gjithë vendin
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor njofton se ka kryer 119 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: furrë buke, pastiçeri, prodhim vere, supermarket, restorant, çerdhe, etj.
Sipas njoftimit drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit ([email protected] / nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për licencim.
AKU bën me dije se gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 19 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe gjithashtu u asgjësuan 43.5 ton produkte ushqimore.
Sipas informacionit referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 2 mostra në produkte ushqimore të kategorive të ndryshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.