Sindromi kinez: Cilat janë 3 pasojat kryesore të koronavirusit në ekonominë globale?!
-Ekonomia e ‘Dragoit’ është goditur në ‘zemër’. Askush nuk dyshon se Kina, tashmë e dobësuar nga lufta tregtare me Trump, është viktima numër një e epidemisë. Vlerësimi i ndikimit të koronavirusit tek Dragoi nuk është i lehtë, por me më shumë se 50 milion njerëz në karantinë dhe mijëra fabrika të mbyllura, parashikimet po bëhen gjithnjë e më të errëta.
Sipas Oxford Economics, në tremujorin e parë të vitit, virusi do t’i kushtojë ekonomisë së dytë botërore dy pikë përqindje të PBB-së, duke shmangur rritjen e përgjithshme të vitit 2020 në 5.4% (në vend të 6% të pritura para epidemisë). Por problemi i vërtetë është se koronavirusi, duke detyruar mijëra fabrika kineze të mbyllen, po shkatërron zinxhirë të tërë vlerash që tani janë gjerësisht të globalizuara: dhe ne nuk po flasim vetëm për kimi apo automobil, me furnizimin e komponentëve për shembull për Toyota dhe General Motors të cilat fillojnë të shkojnë në nivele të ulëta, por edhe të elektronikës dhe tekstileve.
-Përveç se brenda vendit sindromi kinez ka pasoja edhe mbi ekonominë globale. Meqenëse Kina nuk prodhon vetëm këmisha dhe lodra plastike si në ditët e Sars, virusi vdekjeprurës i mushkërive 2002-2003, ndikimi i koronavirusit do të jetë gjithashtu i rëndë për pjesën tjetër të botës.
“Dragoi përbën rreth një të tretën e rritjes globale, me një përqindje më të lartë se ajo e Shteteve të Bashkuara, Japonia dhe Europa e kombinuar”, tha Andy Rothman, ekonomist në Mattheës Asia. Dhe përmasat e ekonomisë kineze janë katërfishuar në krahasim me 18 vjet më parë. Si të llogarisni ndikimin e epidemisë në PBB-në botërore? Pantheon Makroekonomia filloi me Sars: në atë kohë ajo formë e koronavirusit kishte rrëzuar rritjen tremujore të Kinës me një pikë përqindjeje. Në nivel global, sipas vlerësimeve të Cebr, virusi 2003 ‘dogji’ nga 30 në 100 miliardë dollarë, e barabartë me një interval midis 0.08% dhe 0.25% të PBB-së botërore.
Sot, me katërfishimin e ekonomisë kineze, koronavirusi mund të ketë një ndikim negativ në PBB-në botërore edhe më të lartë se 1.8%, duke i kthyer krahët një rritjeje globale të vlerësuar për vitin 2020 në 2.9%. Sigurisht e gjitha kjo nëse nuk gjendet një kurë sa më shpejt.
-Veç kësaj në Europë dhe jo vetëm, Kina mban vendin e parë për turizmin si dhe për konsumatorët e luksit. Kinezët janë turistët më të rëndësishëm për sektorin si dhe për prurjet që ata sjellin ndaj ndërprerja e fluturimeve dhe e transportit medoemos do të sjelli pasoja të rëndësishme të të ardhurave nga ky sektor. Gjithashtu veç kësaj kinezët janë konsumatorët me të mëdhenj të produkteve të luksit në Europë, një komponent ky që rrjedhimisht do të sjelli një rënie drastike të të ardhurave të bizneseve por edhe në nivel kombëtar në PBB e shteteve europiane. (Ilsole24ore)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.