Singapori limiton numrin e automjeteve – Më pak trafik dhe ndotje
Në një përpjekje për të kontrolluar bllokimin e trafikut dhe ndotjen, në Shkurt të vitit të ardhshëm Singapori do të limitojë numrin e automjeteve që kalojnë në rrugët e tij.
Autoriteti i Transportit Tokësor përmendi mungesën e tokës dhe përmirësimet e transportit publik si një arsye për këtë vendim.
Gjithashtu normat e pronësisë së makinave janë shumë më të ulëta në Singapor sesa në vendet e tjera të pasura, kështu që Singapori po ndjek një politikë të qëllimshme për rritjen e kostos së posedimit të një makine në përpjekje për të zvogëluar numrin e automjeteve në rrugë.
Dhe këtë do ta bëjë përmes një sistemi që kërkon një ofertë për të drejtën e zotërimit dhe përdorimit të një automjeti për një numër të caktuar vitesh, e njohur ndryshe si Certifikata e së drejtës.
Si rezultat, një makinë mesatare në Singapor mund të kushtojë rreth katër herë më shumë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht politikave të qeverisë, ka rreth 1 milion makina në rrugët e Singaporit. Nga të cilat 600,000 prej tyre janë makina private dhe me qira duke përfshirë këtu shërbimin e Uber dhe Grab.
Autoriteti i Transportit Tokësor tha se rrugët zënë 12 për qind të shpërfaqjes së përgjithshme të vendit, e cila është një përqindje shumë më e lartë se në shumë vende të mëdha.
Pas kësaj nisme qeveria është duke investuar shumë n ë rrjetin e transportit publik të vendit duke shtuar 41 stacione të reja trenash vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit si dhe duke zgjeruar rrjetin me 30 për qind.
Gjithashtu Singapori po investon 20 miliard dollar në infrastrukturën e re hekurudhore, 4 miliardë për përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe katër miliardë dollar në subvencione kontraktuese të autobusëve.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.