Sipërmarrësit 83 vjeçar të ndërtimit i konfiskohet pasuria 40 milionë euro
Një sipërmarrësi 83 vjeçar i janë konfiskuar pasuritë në vlerë 40 milionë euro. Ansa shkruan se sipërmarrësi i sektorit të ndërtimit në Palermo dyshohet për lidhje me krimin e organizuar. Ai ka lidhje familjare me familjen mafioze të Resuttanas.
Hetimet e kryera nga autoritetet kanë konstatuar një mospërputhje mes të ardhurave të deklaruara dhe investimeve të financuara. Konfiskimi ka prekur edhe pasuritë e të birit. Në listën e konfiskimeve janë një vilë, 145 prona, mes të cilave toka të shumta në Palermo, Roma dhe Trapani, dhe kapitalin e 8 kompanive.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.