Skandalet e Boeing nuk kanë të ndaluar! Prodhuesi amerikan i aeroplanëve ndërpret qindra operacione të modelit 777
Prodhuesi amerikan i aeroplanëve Boeing ka rekomanduar “stazhin” e dhjetëra avionëve të tij të modelit 777 në të gjithë botën, pasi një nga avionët pësoi një dështim të motorit.
Aeroplani me 231 pasagjerë, u detyrua të kthehej në aeroportin e Denver-it të Shtunën. Mediat nuk raportuan asnjë lëndim të pasagjerëve apo stafit.
United Airlines dhe dy linjat kryesore ajrore të Japonisë kanë ndaluar përdorimin e 62 avionëve. Korean Air thotë se do të ndalojë gjashtë.
Në total, Boeing tha se 128 aeroplanë me të njëjtin motor si aeroplani Denver duhet “të tokëzohen”.
“Ndërsa një hetim po vazhdon, ne rekomanduam pezullimin e operacioneve të 69 avionëve në shërbim dhe 59 në magazinim të modelit 777” u shpreh kompania në një deklaratë.
Burimi origjinal: BBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.