”SpaceX” projekton të nxjerrë astonautët jashtë hapësirës
Kompania ”SpaceX” do të nisë një kapsulë nga Qendra Hapësinore, Kennedy, në Florida, drejt hapësirës. Ky projekt ka si synim që brenda kapsulave të udhëtojnë drejt universit dhe astronautët. Nëse ky projekt jep rezultate pozitive në testin final, agjensia amerikane e hapësirës do ta vërë në zbatim planin e tyre në fund të këtij viti.
Roboti i cili do të realizojë këtë test është emëruar ‘’Ripley’’. I veshur me kostum dhe i ulur pranë një dritare, ky robot është i pajisur me sensorë rreth kokës, qafës dhe shpinës. Nëpërmjet tij shkencëtarët do të mbledhin informacione për llojin e ndjenjave që njerëzit do të përjetojnë kur të arrijnë të hipin në anijen kozmike. Kapsula e SpaceX ka katër parashuta për të kontrolluar kthimin në Tokë, në rast se diçka do të shkojë keq dhe ajo do të niset nga Atlantiku, jo shumë larg Kennedy.
Për kompaninë ky fluturim është një moment historik kyç në historinë e saj 17-vjeçare. Ajo u krijua nga sipërmarrësi Elon Musk me synimin specifik për të dërguar njerëz përtej Tokës.
“Dërgimi i njerëzve në hapësirë është në thelb misioni kryesor i ‘’SpaceX”. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne sesa kjo përpjekje, dhe ne e vlerësojmë me të vërtetë mundësinë që NASA na besoi për të realizuar këtë eksperiment “.” deklaroi Hans Koenigsmann, zëvendës-president i kompanisë.
NASA është duke ndjekur çdo etapë të ndërtimit të ‘ SpaceX’. “Unë pres që ne do të mësojmë diçka në këtë fluturim”, tha Bill Gerstenmaier, kreu i NASA-s.
”Unë nuk mund të garantoj se çdo gjë do të funksionojë saktësisht, por ky eksperiment është pikërisht ajo që ne duam të bëjmë. Ne duam të kemi të gjitha informacionet e nevojshme në mënyrë që të jemi gati kur të realizojmë misionin e vërtetë.’’– shprehet ai.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.