Studimi: 1 në 3 të rinj mban materiale komprometuese në smartphone!
1 i ri në 3 ka në telefonin e tij materiale që mund ta fusin në telashe, veçanërisht galeria e ‘chat’-it, e fotove dhe e videove.
Ky është rezultati i një kërkimi të bërë nga ‘skuola.net’ që ka intervistuar 4 mijë të rinj në moshën 11 deri në 25 vjeç duke u kërkuar atyre që të hapin për pak çaste telefonin e të tregojnë sekretet që ata mbajnë aty.
Sondazhi ka marrë shkas nga një ngjarje që ka shkundur opinionin publik në ditët e shkuara kur përmbajtja e një ‘chat-i’ të emërtuar “The Shoah Party” është bërë e njohur.
Të rinj adoleshentë, shumica prej tyre minoren, shkëmbenin materiale, video horrori, himne të ISIS-it apo të nazizmit, fyerje raciste, video pornografike apo me përmbajtje të dhunshme etj.
Vendet e preferuar për shkëmbimin e këtyre përmbajtjeve janë grupet e ‘chat’-eve.
Sipas të dhënave, 60% përdor WhatsApp, një pjesë tjetër 35 % përdor Instagram-in.
Në këto platforma, thuajse të gjithë bëjnë pjesë në grupe kolektive mesazhesh. Por 1 në 3 prej tyre bën pjesë edhe në grupe ku ka edhe të panjohur.
Në këto grupe, ku prindërit dhe të afërmit janë të përjashtuar, të rinjtë shkëmbejnë edhe materiale jo të përshtatshme.
ANSA
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.