Studimi i Izraelit: Më shumë vaksina, më pak raste të rënda Covid dhe nevojë për kujdes intensiv
Vaksinat anti-Covid minimizojnë rastet e rënda të Covid dhe bashkë me to edhe nevojën për kujdes intensiv: studimi në Izrael.
Është një gjë të ngazëllehesh për rezultatet e vaksinave anti-Covid në provat klinike të kontrolluara, dhe tjetër është të shohësh efektin e tyre përçarës në botën reale. Nga Izraeli, një vend që ishte i pari për të imunizuar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve falë një marrëveshje me Pfizer-BioNTech, të dhënat arrijnë mbi efektet e vaksinave në format më serioze të CoViD-19, të analizuara duke vëzhguar një tregues që nuk mund të keqkuptohet: rekursi i pacientëve te ventilatorët pulmonarë.
Sipas studimit, pasi Izraeli vaksinoi më shumë se tre të katërtat e të rriturve mbi 70 vjeç kundër koronavirusit SARS-CoV-2, nevoja për ventilim mekanik midis pacientëve Covid ra ndjeshëm, provë tjetër kjo e efektivitetit të vaksinave për të parandaluar forma serioze, të rënda ose fatale të CoViD-19.
Izraeli nisi fushatën e vaksinave mRNA Pfizer-BioNTech në dhjetor 2020, duke u dhënë përparësi mbi të 60-ave, punonjësve të shëndetit dhe pacientëve me kushte të mëparshme shëndetësore. Deri në shkurt 2021, 84% e njerëzve mbi 70 vjeç kishin marrë dozën e dytë të vaksinës. Për të “peshuar” efektivitetin e fushatës së vaksinimit në format e rënda të Covid, shkencëtarët nga Universiteti Ben-Gurion i Negev, Universiteti Tel-Aviv dhe Shërbimet Shëndetësore Maccabi në Tel-Aviv krahasuan përqindjen e mbi 70 vjeç në nevojë për ventilim pulmonar për shkak të Covid me atë nën 50 vjeç me të njëjtat nevoja. Grupi i dytë u zgjodh si term krahasimi, sepse në shkurt përqindja e vaksinave të dozës së dytë në këtë grupmoshë ishte akoma vetëm 10%.
Para fillimit të fushatës së vaksinimit, midis tetorit dhe dhjetorit 2020, numri mesatar (i cili është vlera qendrore e një vargu të të dhënave numerike) çdo ditë nga mbi 70 izraelitë që kishin nevojë për ventilim mekanik ishte 84, dhe ai i pacientëve Covid të moshës 50 vjeç ose më të rinj, ishte 15: një raport prej 6 me 1. Në shkurt, falë fushatës së vaksinimit, raporti ishte 2 me 1 (një rënie prej 67%). Falë efektit të vaksinave, në javën e fundit të janarit 2021, numri mesatar i pacientëve të moshuar që i nënshtroheshin ventilimit pulmonar kishte filluar të bjerë; ajo nën 50 vjeç në të njëjtën gjendje ishte akoma në rritje (sepse të rinjtë ishin ende të mbuluar dobët nga vaksinat, dhe sepse viruset ende kanë nevojë për ‘mysafirë’).
Të dhënat janë në përputhje me provat e tjera paraprake të botës reale që tregojnë një ulje të vazhdueshme të rasteve të rënda të COVID, vdekjeve dhe ngarkesës virale në popullatën e vaksinuar. Fushata e vaksinimit është e vetmja mënyrë për të dalë nga pandemia, e cila është akoma, nëse braktisim një perspektivë eurocentrike, në një zgjerim të plotë në botë. (FOCUS)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.