Taksat e SHBA mbi automjetet – Subaru i bashkohet Toyota-s, duke bërë të ditur ndikimin në performancë
Subaru raportoi gjithashtu rënie të shitjeve në SHBA, tregun më të madh, dhe parashikoi një ndikim të madh nga tarifat në importet e makinave nga Donald Trump. Shitjet në SHBA ranë me rreth 14% në 149,800 automjete në tremujorin e dytë.
Për vitin fiskal që përfundoi në Mars, vetëm gjysma e 671 mijë makinave që janë shitur në SHBA janë prodhuar brenda vendit, që nënkupton se pjesa tjetër, e importuar nga Japonia, do të ishte subjekt i tarifave.
Subaru i bashkohet gjigantit Toyota, duke paralajmëruar mbi pasojat e vendosjes së tarifave në SHBA dhe homologëve global si General Motors.
Ndërkohë që tensione tregtare me vendet partnere si Kanadaja, Europa dhe Kina janë shtuar, Departamenti i Tregtisë në SHBA, po heton nëse importet e automjeteve për pasagjerë po cenojnë sigurinë kombëtare dhe Trump ka kërcënuar tarifa.
“Do të ketë ndikim të madh nga rritja e tarifave në SHBA dhe ky është fakt”, deklaroi kompania duke shtuar se po shqyrton se si mund të frenojë shpenzimet në SHBA.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.