Tarifat ndaj Apple – Cook: Ja pse duhet të shmangen për produktet e kompanisë
Në një intervistë për “Good Morning America”, CEO i Apple, Tim Cook shpjegoi arsyen se pse produktet e kompanisë së tij duhet t’i shmangen tarifave të Kinës. Sipas tij, kjo do të ndikonte negativisht për Shtetet e Bashkuara.
Apple ka thënë se lista e tarifave të propozuara nga Donald Trump do të ndikojnë tek Apple Watch, AirPods dhe një mori produktesh të tjera.
Cook është shprehur hapur për mosmarrëveshjen e vazhdueshme tregtare, madje duke folur drejtpërdrejt me Trump në lidhje me tarifat.
“Iphone i është dhënë dora e fundit e ndërtimit në Kinë, por pjesët e tij vijnë nga kudo, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Pjesa e xhamit vjen nga Kentucky, çipi vjen nga SHBA dhe natyrisht kërkimi dhe zhvillimi është bërë në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Cook, duke u shprehur optimist se të dy vendet do ta zgjidhin këtë çështje.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.