Tesla do të krijojë robot me pamje njeriu – Musk: Do të ndihmojë me punë të rrezikshme dhe të mërzitshme
Ekzekutivi i Tesla, Elon Musk, tha këtë Javë se prodhuesi i makinave elektrike do të zhvillojë me shumë mundësi në vitin e ardhshëm një “Tesla Bot”, që është një prototip i një roboti me pamje njeriu , i propjektuar për punë të rrezikshme, përsëritëse apo të mërzitshme që njerëzit nuk kanë qejf t’i bëjnë.
Duke folur në një event të inteligjencës Artificiale, miliarderi tha se robotët, në 1.76 metra të gjatë, do të mund të bëjnë punë duke vidosur pjesë të makinës, apo marrur ushqime në dyqane. “Roboti do ketë ndikim thelbësor për ekonominë”- tha Musk, duke përmendur mungesën e punës.
Ai tha se ësthë e rëndësishme që makineria të mos jetë super e shtrenjtë. Eventi i Inteligjencës Artificiale erdhi përballë rritjes së mbikqyrjes së Tesla mbi sigurinë dhe aftësinë e pilotit tërësisht automatik. Rregullatorët e sigurisë në SHBA nisën një hetim tek sistemi i dhëinies së makinës të Tesla, për shka ktë aksidenteve ku makinat janë përplasur me automjete të palëvizhme policie apo kamiona zjarrëfikës.
Në event, Tesla prezantoi gjithashtu çipe të projektuara nga vetë kompania për kompjuterat e shpejtë, Dojo, ç’ka do ndihmojë në zhvillimin e sistemit të dhënies automatike. Musk tha se Tesla do të prezantojë gjithashtu pajisje hardëare të reja për kompjuterin e dhënies pa shofer për kamionçinën elektrike Cybertruck brenda 1 viti.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.