Transparenca e partive: “Milionat e fushatës nuk përputhen me realitetin shqiptar”
Transparenca e partive politike në fushatat zgjedhore vijon të mbetet ende një çështje e pazgjidhur në Shqipëri referuar edhe raporteve të ndërkombëtareve.
Kjo çështje mblodhi në një tryezë diskutimesh kryetarin e KQZ-së, Denar Bisha, bashkëkryetarin socialist të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla, me përfaqësues nga OSBE dhe shoqërisë civile. Në fjalën e tij, kreu i KQZ-së kërkoi një transparencë më të madhe nga partitë për milionat e shpenzuara në fushata.
Duke folur në emër të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha u shpreh i gatshëm për të reduktuar simbolet partiake në rrugë dhe sheshe, si dhe për të kufizuar zyrat elektorale dhe reklamat televizive.
Diskutimet për transparencë nga ana e partive politike vijnë rreth tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, si dhe në kohën kur opozita ka bojkotuar komisionin e reformës zgjedhore.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.