Trendi në lëndët e para bujqësore. Soja ndodhet në rënie prej reshjeve në Amerikën e Jugut
Kontratat e sojës në bursën e Chicagos ranë me 1.6% në tregtinë e së Mërkurës, duke prekur nivelin më të ulët në më shumë se 1 Javë, ndërkohë që reshjet në Amerikën e jugut rritën perspektivën për të korrat dhe përmirësimin e ofertës. Çmimet e grurit dhe misrit ranë gjithashtu.
Ekspertët thonë se çmimi i sojës ishte rriturfillimisht prej kërkesës nga Kina, por tregu po pëson rënie tashmë prej motit në Amerikën e Jugut. Kontrata më aktive e sojës në bursën e Chicagos (SV1) ra me 1.6% në 13.6 dollarë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të rënieve. Gruri dhe misri ranë gjithashtu me rreth 1%.
Tregtarët e grurit në Ukrainë bënë të ditur këtë javë se nuk shohin arsye për të kufizuar eksportet për sezonin 2020-21, diçka që po kërkohet për të shmangur çmimet më të mëdha ushqimore. Autoritetet në Ukrainë do vendosin javën e ardhshmen ëse do limitojnë eksportet për sezonin në 22 milionë ton. Ndërkohë, Departamenti i Bujqësisë në SHBA raportoi se shitjet private të misrit në kanë arritur në një total prej 128,000 ton drejt Japonisë dhe 100,000 ton drejt Izraelit. Importuesi kryesor, Kina, ka blerë një nivel rekord prej 11.3 milionë ton vitin e kaluar.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.