Trump kërcënon sërish – “Po nuk u takova me Xi Jinping, rrisim edhe më tej tarifat”
Në rast se presidenti kinez, nuk do të pranojë ta takojë gjatë punimeve të G20 në Japoni, atëherë, Donald Trump do të urdhërojë vendosjen e tarifave shtesë ndaj kinës.
Ky është kërcënimi më i fundit që vjen nga Shtëpia e Bardhë. Sipas deklaratës së tij, tarifa për 300 miliardë dollarë produkte kineze mund të vendosen në 25%, apo edhe më shumë se 25%, ndoshta edhe 40%. “Ne kurrë nuk kemi marrë 10 cent nga Kina dhe tani jemi duke marrë shumë para nga ta”-nënvizoi numri një i Shtëpisë së Bardhë, i cili pavarësisht kërcënimeve nuk i kurseu fjalët e mira për homologun e tij kinez.
“Unë besoj se ai do të vijë dhe ne do të takohemi sipas planit. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai është një njeri i shkëlqyer, një burrë i madh, i fortë dhe i zgjuar, por ai është për Kinën dhe unë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kina duhet të bëjë një marrëveshje pasi atyre i`u duhet kjo”-nënvizoi ai. Ndër të tjera, numri një i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi edhe një herë faktin se, një marrëveshje e mundshme tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës mund të përfshijë, pse jo, edhe Huawei.
I pyetur nga gazetarët në rast se përplasja me Kinën dhe Huawei do ta lërë prapa SHBA-në në garën për 5Gë, ai u shpreh se jo, pasi shumë shpejt SHBA-të do ta kryesojnë këtë garë.”Paçka se, ata janë të shkëlqyer nuk e kanë gjenialitetin e njerëzve tanë në Silicon Valley, të cilët ecin vërdallë me kantiere dhe që vlejnë 2 miliardë dollarë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.