Turqia sfidon SHBA, merr raketat nga Rusia. Rrezik konflikti
Dërgesa e parë e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore S-400, i bërë nga Rusia, është zbarkuar në Ankara, në një lëvizje që shton tensionin midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Pajisjet arritën në Bazën Ajrore të Murted të premten, sipas Ministrisë të Mbrojtjes turke.
Një tjetër aeroplan do të fluturojë në Turqi me një grup të dytë të pajisjeve në të ardhmen e afërt, një burim ushtarak-diplomatik i tha agjensisë së lajmeve ruse të shtetit, TASS. Ky burim shtoi se një dërgesë e tretë, që mban 120 raketa anti-ajrore të llojeve të ndryshme, do të dorëzohet në fund të verës nga deti.
Vendimi i Turqisë për blerjen e pajisjeve solidifikon lidhjet që janë zhvilluar midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe është vetëm zhvillimi i fundit në marrëdhëniet SHBA-Turqi që kanë parë dy aleatët e NATO-s në kundërshtim me çështje të tilla si Siria.
SHBA ka paralajmëruar se Turqia rrezikon bllokimin e marrjes së avionit të avancuar F-35 për shkak të këmbënguljes së Ankarasë për blerjen e raketave ruse, një sistem që zyrtarët amerikanë kanë frikë se mund të përdoret nga Rusia për të analizuar dhe mbledhur informata mbi F-35.
Një zyrtar i NATO-s i tha CNN të premten se: “Është në dorën e aleatëve të vendosin se çfarë pajisje ushtarake ata blejnë, por jemi të shqetësuar për pasojat e mundshme të vendimit të Turqisë për të blerë sistemin S-400″.
Zyrtari shtoi se “ndërveprimi i forcave tona të armatosura është thelbësor për NATO-n, për kryerjen e operacioneve dhe misioneve tona”.
Burimi: CNN
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.