Twitter-it i rriten përdoruesit, por jo fitimet / Arsyet
Aksionet e Twitter u rritën me 6% në tregun e së enjtes pasi rrjeti social raportoi rritje rekord në përdoruesit aktivë në tremujorin e dytë.
Kompania shtoi 20 milion përdorues në këtë periudhë, duke nxitur një rritje prej 34% vit pas viti në bazën e përdoruesve që tani gjithsej janë 186 milion.
Sidoqoftë, të ardhurat dhe fitimet e kompanisë ranë:
Këtu janë numrat kryesorë:
Të ardhurat: 683 milion dollarë përkundrejt 705 milion dollarëve të parashikuar.
Të ardhura nga operimi: humbja prej 124 milion dollarë përkundrejt 49.2 milion dollarëve të humbjeve të parashikuara.
Të ardhurat e Twitter ranë 19% ndërsa shitjet e reklamave ranë 23% për shkak të pandemisë koronavirus.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.