Ulet volumi i mallrave për Shkurtin – Dominon transporti hekurudhor, rrëmben 91.3% të totalit. Shënon rënie ai në rrugë detare
Muaji shkurt u mbyll me një rënie të konsiderueshme të volumit të mallrave të ngarkuara dhe të shkarkuara në porte. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, muajin e kaluar volumi arriti në 311 mijë ton, duke u ulur 9.8% krahasuar me po të ënjtën periudhë të një vitit më parë.
Sa i takon mënyrës së transportit, ajo me hekurudhë ka regjistruar edhe rritjen më të madhe muajin e kaluar me 91.3%. Kështu, volume i mallrave të transportuara me hekurudhë për shkurtin është 1264 ton-kilometër, nga 661 ton-kilometër që ishte në shkurt të vitin 2018.
Ndërkohë, nga të dhënat e Instat, bihet re një rënie e ndjeshme e volumit të mallrave të transportuara në rrugë detare, ku në shkurt janë transportuar 319 909 ton, nga 344 658 ton në po të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa nuk është regjistruar luhatje në volumin e mallrave të transportuara përmes ajrit, duke mbetur në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, në 167 ton mallra.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.