Pas Doganave, ndryshon edhe kreu i Tatimeve! Ndryshimet në drejtoritë e rëndësishme
Veç drejtueses së Doganave, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra edhe drejtuesen e Tatimeve Vasilika Vjero.
Në vend të Vjeros në krye të Tatimeve pritet të emërohet Enton Duro.
Ky është ndryshimi i tretë në pak kohë në nivelin e drejtuesve të lartë në vend. Më herët, Artan Lame u lirua nga detyra nga Agjencia e Legalizimeve pasi pritet të marrë detyrën si Drejtues I Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Artan Lame lirohet nga detyra si Drejtor i Agjencisë së Legalizimeve! Vendimi në Fletoren Zyrtare
Ndërkohë, Belinda Ikonomi është liruar nga detyra nga drejtimi i Doganave e pritet të kalojë si zëvëndësministre e Financave dhe Ekonomisë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.