USGS: Tërmet me madhësi 6.9 ballë në Rusi
Një tërmet me madhësi 6.9 të shkallës Rihter ka goditur ditën e djeshme Rusinë, pikërisht në det të hapur rreth 99 kilometra në jug-lindje të Ishujve Kuril, bëri me dije Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Sistemi amerikan i Paralajmërimit për Cunami tha që nuk kishte asnjë kërcënim për një të tillë në zonën e Guam, Rota, Tinian ose Saipan nga tërmeti, për të cilin USGS tha se goditi në një thellësi prej 143 km.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se nuk kishte asnjë kërcënim për cunami edhe për Japoninë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.