Vaksina J&J, me efekte anësore! – Nën rishikimin e EMA për mpiksjen e gjakut
Rregullatori i barnave në Europë, ka deklaruar se po shqyrtohet mpiksja e rrallë të gjakut në katër persona në Shtetet e Bashkuara, pasi kanë marrë vaksinën e COVID-19 të Johnson & Johnson. Komiteti i Sigurisë së Agjencisë Evropiane të Barnave gjithashtu ka parë se si vaksina e AstraZeneca COVID-19 shoqërohet me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut dhe tha se tani po rishikonte raportet e sindromës së rrjedhjes kapilare të gjakut, tek njerëzit që u jepet vaksina e AstraZeneca. Johnson & Johnson thanë se ishin në dijeni të efekteve të rralla të mpiksjes së gjakut në individë, të cilët kishin marrë vaksinën e tyre dje pikërisht për këtë fenomen po punojnë me rregullatorët për të pasur një informacion edhe më të detajuar se përse ndodh kjo.
“Aktualisht, nuk është krijuar asnjë lidhje e qartë shkakësore midis këtyre ngjarjeve të rralla dhe vaksinës J&J COVID-19”, tha kompania në një deklaratë me email. Nga katër rastet serioze të mpiksjes dhe trombocitet të ulëta, tre ndodhën në Shtetet e Bashkuara gjatë shpërndarjes së vaksinës J & J, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Ndërsa, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha se është në dijeni të disa rasteve të individëve që kishin mpiksje serioze gjaku, ndonjëherë të lidhura me nivele të ulëta të trombociteve të gjakut, pasi morën vaksinën J&J dhe vuri në dukje se këto kushte mund të kenë shumë shkaqe të ndryshme.
Gati 5 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kishin marrë vaksinën e J & J që nga e enjtja në mëngjes, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
FDA tha se ishte në dijeni të deklaratës së EMA dhe i dha agjencisë të dhënat që formuan bazën e raportit të saj. Deklarata e EMA, vjen fill pas një hetimi të mpiksjes së gjakut në tru të raportuar nga disa njerëz të që kanë marrë vaksinën e AstraZeneca, e cila ka shtyrë disa vende evropiane të ndryshojnë rekomandimet e tyre ndaj kësaj vaksine. Në raportin e tyre, komiteti i sigurisë së EMA tha se mpiksjet e pazakonta të gjakut të lidhura me trombocitet të ulëta të gjakut duhet të renditen si efekte anësore shumë të rralla të vaksinës AstraZeneca.
Gjithashtu ka filluar të hetojë raportet e sindromës së rrjedhjes kapilare, e cila shkakton ënjtje të enëve të gjakut dhe rënie të presionit të gjakut, të paktën tek ata pesë persona që kanë pasur këto lloj efekte pasi morën vaksinën AstraZeneca. Paneli i sigurisë tha se nuk ishte e qartë nëse këto ishin të lidhura me vaksinën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.