Vaksinimi i çdo të rrituri në Angli / NHS fton këdo 18 vjeç e sipër që të vaksinohet. Pranë objektivit
Shërbimi Shëndetësorë në Angli do të mundësojë vaksina të Covid-19 për këdo në moshë 18-vjeç e sipër, çka përbën një hap të madh drejt objektivit të qeverisë për vaksinimin e çdo të rrituri me të paktën 1 dozë në muajin e ardhshëm. Shefi i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit(NHS), Simon Stevens, tha se nëse vazhdon me këtë ritëm, do të mund të ofrohet një vaksinë për çdo të rritur deri më 19 korrik.
Kryeministri Boris Johnson tha në nisje të Javës se do të vonojë rihapjen e plotë të Anglsië deri më 19 Korrik, për shkak të rritjes së rasteve, por përshpejtoi gjithashtu planet e vaksinimit, duke premtuar një dozë për çdo të rritur në të njëjtën datë. Britania ka dhënë një dozë të parë të vaksinës së Covid ndaj mbi 42 milionë njerëzve, thuajse 80% të të gjithë të rriturve. Autoritetet në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut, kanë fushata individuale të vaksinimit. Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë disponuar prej kohësh vaksina ndaj çdo të rrituri, ndërsa Skocia po i ofron ndaj çdo personi në 30 –vjeç e sipër. Vaksinat e Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna po shpërndahen në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se autoritetet kanë thënë se njerëzit nën 40 duhet të kenë një alternativë ndaj AstraZeneca.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.